“Dua të luaj” është programi i ri kombëtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga hapësira e re multifunksionale e krijuar në Lezhë në kuadër të këtij programi. “Këtë verë fëmijëve dhe të rinjve të Lezhës do iu shtohet një hapësirë e re multifunksionale me 3 fusha sportive, tenis, basketboll dhe volejboll, me shatërvane, kënd lojërash e sipërfaqe të gjelbër pjesë e projektit “Dua të Luaj” i shtrirë në disa qytete të vendit”, shkroi Rama. Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 Fshatrat”. Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane nisi në korrik 2014, dhe në kuadër të tij u transformuan qendrat e qyteteve. Ndërsa në kuadër të programit “100 Fshatrat”, si pjesë e Rilindjes Rurale, investohet në infrastrukturë, agroturizëm, trashëgimi kulturore dhe nxitje të punësimit përmes mbështetjes direkte për sipërmarrjen fermere.atsh