Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz:Energji elektrike nga burime të rinovueshme

Scholz:Energji elektrike nga burime të rinovueshme

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka theksuar avantazhet e energjisë elektrike nga energjitë e rinovueshme ndaj energjisë bërthamore. “Ne do të jemi më mirë, nëse do të prodhojmë energji elektrike nga burime të rinovueshme. Por, ne nuk kemi asgjë kundër vendeve të tjera që ndjekin një rrugë tjetër. Ata thjesht do të duhet të përballen me çmimet”, tha kancelari në Këshillin Ekonomik, në Berlin. Në prill, qeveria mbylli tre centralet e fundit gjermane, pasi mbyllja fillestare u zgjat për shkak të luftës së agresionit rus në Ukrainë që shkaktoi një krizë energjetike. Qeveria e koalicionit gjerman ndryshoi ligjin bërthamor për të lejuar funksionimin e reaktorëve për një periudhë të kufizuar. “Për të marrë 80% të energjisë elektrike të Gjermanisë nga energjitë e rinovueshme deri në vitin 2030, nevojitet një ritëm i madh, i cili nuk është zhvilluar ende mjaftueshëm”, tha Scholz në Wirtschaftstag. Këshilli Ekonomik është një shoqatë e lidhur me CDU-në me rreth 12 000 anëtarë, por nuk është një nën-organizatë e CDU-së. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ