Kolesteroli i lartë është një sëmundje që mund të rrezikojë shëndetin tonë dhe duhet mbajtur nën kontroll. Një nga mënyrat për ta bërë këtë është nëpërmjet ushqyerjes së duhur, duke shmangur ushqimet që mund të rrisin nivelin e kolesterolit “të keq”. Njohja e asaj që hani është e rëndësishme për të jetuar shëndetshëm dhe për të parandaluar problemet e ardhshme. Mishi i yndyrshëm- Mishi i yndyrshëm mund të përmbajë dy herë më shumë kolesterol se mishi pa dhjamë. Mishi i përpunuar- Konsumimi i tepërt i mishit të kuq dhe të përpunuar mund të rrisë nivelet e lipideve dhe kolesterolit të keq në gjak, sepse përmban yndyrna të ngopura dhe sasi të konsiderueshme të kolesterolit. Ushqimet e skuqura- Ndër ushqimet që duhen shmangur për kolesterolin janë edhe pjatat e skuqura, të pasura me yndyra të ngopura dhe kalori të tepërta. Ushqime të përpunuara dhe të ngrira- Ushqimet e ambalazhuara ose të ngrira, si pica dhe kokoshkat, mund të përmbajnë yndyrna të ngopura, vajra të hidrogjenizuara, të cilat rrisin kolesterolin e keq. Ëmbëlsirat dhe produktet e pjekura- Ëmbëlsirat dhe produktet e pjekura përmbajnë sasi të larta të sheqerit dhe yndyrave të ngopura. Gjalpë- Gjalpi është një tjetër ushqim që rrit kolesterolin e keq, sepse është i pasur me yndyra të ngopura. RTSH
Ushqimet që duhet të shmangin nëse keni kolesterolin e lartë
RELATED ARTICLES