Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA“Superushqimi” me përfitime të mëdha shëndetësore i cili mund të ndalojë sëmundjet

“Superushqimi” me përfitime të mëdha shëndetësore i cili mund të ndalojë sëmundjet

Një “super ushqim” për të cilin mund të mos keni dëgjuar më parë mund t’ju sjellë përfitime të mëdha shëndetësore. Spirulina, një formë e algave është një zëvendësues fantastik i proteinave që mund të zëvendësojë mishin dhe vezët. Spirulina mendohet të jetë një nga format më të vjetra të jetës në planetin tokë. Është një formë e mikroalgave që lulëzon në ujë dhe zakonisht shitet si pluhur ose si suplement që përzihet në pije ose shtohet në ushqim. Ushqimi dikur konsumohej nga Aztekët gjatë shekullit të 13-të për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Astronautët e NASA-s thuhet se janë konsumatorë të mëdhenj të spirulinës pasi studimet identifikuan lëndën e gjelbër si një ushqim të dendur me lëndë ushqyese që ishte gjithashtu praktik dhe i përshtatshëm. Është një antioksidant i fuqishëm- Njerëzit janë gjithmonë te tërhequr për efektet antioksiduese të boronicave, avokados, salmonit dhe tani mund të shtoni spirulinën. Substancat gjithashtu mund të zvogëlojnë inflamacionin në trup, gjë që mund të zvogëlojë mundësinë e zhvillimit të një sërë sëmundjesh tha një eksperti për Cleveland Clinic .Redukton tumoret kancerogjene- Një studim i botuar në 1995 zbuloi se spirulina mund të përdoret për tkurrjen e tumoreve te njerëzit që jetojnë me kancer oral. Ekspertët zbuluan se vetëm një gram spirulinë në ditë për një vit reduktonte tumoret kancerogjene në 45 për qind të pjesëmarrësve në hulumtim. Lehtëson alergjitë sezonale- Një studim ka treguar se përdorimi i rregullt i spirulinës mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të alergjive sezonale. Përmirëson shëndetin e dhëmbëve- Algat kanë edhe veti anti-bakteriale. Kjo do të thotë se mund të vrasë mikrobet e dëmshme. Disa shkencëtarë e vënë në provë forcën e saj antibakteriale duke krijuar një shpëlarës goje me spirulinë . Njerëzit që përdorën shpëlarësin e gojës panë një reduktim të ndjeshëm të pllakës dentare dhe gingivitit, të cilat të dyja janë të lidhura me sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. Pavarësisht përfitimeve të saj, ka disa njerëz që nuk duhet të marrin spirulinë, sipas Klinikës Cleveland. Këto përfshijnë nënat shtatzëna ose gji dhënëse, ato me probleme të sistemit imunitar, njerëzit me diabet ose çrregullime të gjakut, njerëzit që janë alergjikë ndaj butakëve ose ushqimeve të detit dhe ata me intolerancë ndaj jodit. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments