Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit rrugor, me pajisjet inteligjente, radarë automatikë, makina inteligjente dhe dronë edukues, nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale. “Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 645 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 381 për mosvendosje të ripit të sigurimit; 406 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit; 173 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 79 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga Rruga e Kombit deri në Sarandë. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 757 drejtues të automjeteve të cilët janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit“, njofton policia Po ashtu, shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë 48 orëve të fundit, kanë pezulluar 25 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe kanë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksion plotësues, 39 drejtues mjetesh. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on