Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMILaboratori i kontrollit ushqimor në Durrës:Sipas standardeve të BE-së

Laboratori i kontrollit ushqimor në Durrës:Sipas standardeve të BE-së

Tashmë laboratori Rajonal i Kontrollit Ushqimor në Durrës është tërësisht funksional, i gjithë sistemi është i ndërtuar sipas standardit evropian, pas rinovimit së fundmi, me mbështetjen e CHIHEAM Bari SAFIAL, financuar nga Agjencia italiane për Bashkëpunimin Zhvillimor (AICS). Drejtoresha e AKU-së, Jeta Deda u shpreh se, “situata e sigurisë ushqimore në vend është në rritje dhe krahas investimeve në krijimin e kapaciteteve të tilla laboratorike bashkëkohore, po zhvillohen trajnime të inspektorëve për aplikimin e ekzaminimeve të kontrollit sipas modeleve të BE-së”. Deda tha se, me mbështetjen e projektit SAFIAL dhe nën drejtimin e ekspertëve të CIHEAM Bari, është zhvilluar pranë laboratorit të AKU Durrës, trajnimi mbi aplikimin e teknikave serologjike për zbulimin e patogjenëve të karantinës bakteriale dhe virale. Në këtë trajnim morën pjesë specialistë të laboratorit të AKU Durrës dhe specialistë të departamentit të shëndetit të bimëve pranë ISUV. U krye aplikimi DAS-TAS-ELISA, qasje të automatizuara dhe manuale për bimët e domates dhe ullirit për të vlerësuar praninë e sëmundjeve bakteriale dhe virale. Falë këtyre bashkëpunimeve specialistët e laboratorëve të AKU dhe ISUV kanë përmirësuar aftësitë e tyre në zbulimin e patogjenëve të bimëve të paraqitura në programet e certifikimit. “Është bërë një hap i madh në konsolidimin e sigurisë ushqimore, si kusht dhe për integrimin e vendit në BE”, tha Deda. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ