Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShqipëria, faktor stabilizues në Ballkan

Shqipëria, faktor stabilizues në Ballkan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj siguroi sot se, Shqipëria do të vazhdojë gjithnjë të mbrojë vlerat e paqes dhe unitetit, duke qëndruar krahpërkrah SHBA-së e NATO-s. Presidenti përshëndeti nisjen e stërvitjes “Defender Europe 23”, ndërsa në pozitën e Komandantit të Përgjithshëm inkurajoi qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për FA-në dhe kontributin e Shqipërisë në NATO. “Dy vite me parë, kur nisëm punën për stërvitjen ‘Defender Europe 2021’, e dinim se sfida ishte tepër e madhe për kapacitetet e vendit tonë. E megjithatë ne arritëm të tregojmë se dimë të ngrihemi me përgjegjshmëri në lartësinë e detyrës dhe se Shqipëria jonë e vogël, në fakt, rreh më shumë se pesha e saj”, tha ai. Presidenti vlerësoi nisjen për herë të dytë të kësaj stërvitjeje nga Shqipëria, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e palëkundur dhe gatishmërinë e vendit tonë, për të intensifikuar gjithmonë e më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sipas tj, “Defender Europe” lindi si një stërvitje për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Aleancës në rast konflikti a kërcënimi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ