Republika e Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga vranësira dhe shira të dobet dhe te izoluar. Ndërsa, duke ju afruar orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranesirave dhe shirave në pjesën më të madhe të Kosovës, ku do te kete rrebeshe dhe stuhi të forta ere, më të dendura shirat do të paraqiten në zonat veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë te tyre në të dy vlerat ekstremale ditore. Edhe gjatë të hënës, Republika e MV, do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm në pothuajse gjithë territorin KU vranësirat do të jenë dominante deri pasdite kur priten shtim i tyre duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Orët e mbrëmjes dhe nata sjellin intensifikim te reshjeve te shiut në të gjithë territorin e Repubikes se MV. Si pasojë e aktivizimit të një qendre ciklonare përkatësisht në veri në Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shiu në Skandinavi si edhe në të gjithë Europën Qëndrore. Po ashtu; Brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut do të dominohen nga stuhi ere dhe rrebeshe afat – shkurtra shiu NDERSA nën dominimin e motit të qëndrueshëm Ku kthjellimet do të jenë prezente PARAQITEN ishujt Britanikë përgjatë gjithë 24-orëshit.