Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Akademia Kumi” ekspozitë në Muzeun Historik

“Akademia Kumi” ekspozitë në Muzeun Historik

Në fund të rrugëtimit disa javor, me trajnime profesionale në artin e fotografisë, “Akademia e Fotografisë Kumi” organizoi çeljen e ekspozitës “Fotografia pasion e profesion”, në të cilën merrnin pjesë rreth 40 studentë, të cilët përfaqësohen me punimet e tyre më të mira. Ky vit përkon me 10-vjeçarin e krijimit të Akademisë Kumi e para akademi që ofron trajnimin profesional për fotografët e rinj, ka si qëllim motivimin dhe zbulimin e fotografëve të rinj. Ideatori dhe themeluesi i saj është Artisti i Merituar, Z. Petrit Kumi, tek i cili duket se pasioni për fotografinë nuk vdes kurrë, pasi edhe sot e kësaj dite, merret me studime të vazhdueshme mbi teknikat më të reja të fotografimit, duke ia referuar më pas studentëve të tij. Semiljana Reçi, është një nga studentet e këtij viti akademik, e cila është paraqitur në këtë ekspozitë me 2 punime. Ajo shprehet se nuk mjafton vetëm pasioni për të qenë një fotografe e suksesshme, por duhet edhe një kurs i mirëfilltë fotografie. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments