Kategoritë që janë përfshirë në rritjen e pagave të këtij viti duke filluar nga 1 prilli, do ta përfitojnë këtë rritje në pagesën që do të marrin në muajin qershor 2023, ku do të jenë të përfshira rritjet e muajve prill dhe maj. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj së bashku me kryeministrin Edi Rama gjatë një turi falënderues në Shkodër. Ligji për pagat kaloi sot në komisionin parlamentar dhe në javët në vijim do të miratohet edhe nga Parlamenti. E në muajin qershor do të kalojnë pagat së bashku me rritjen që nga 1 prilli.
Në qershor do të merret rritja e pagave që nga 1 prilli
RELATED ARTICLES