Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMitsotakis premton një Greqi të re

Mitsotakis premton një Greqi të re

Një ditë para zgjedhjeve në Greqi, kryeministri në largim, Kyriakos Mitsotakis përfundoi dje fushatën e tij elektorale duke premtuar se do të vazhdonte të ndërtonte një Greqi të re, ndërsa kundërshtari i tij kryesor, Alexis Tsipras parashikoi dhe premtoi fundin e makthit. Me kodrën e Akropolit në sfond, kreu i qeverisë në largim dhe kreu i ”Demokracisë së Re”, e djathtë, parashikoi gjatë mitingut përmbyllës të fushatës një fitore të madhe mbrëmjen e së dielës, më 21 maj. Ndërsa tempulli i Partenonit pas tij u ndez në një natë tipike athinjote, ai u kërkoi votuesve një mandat të dytë për të vazhduar ndërtimin e një Greqie të re moderne dhe të begatë, pas hedhjes së themeleve gjatë katër viteve të fundit. “Atë që premtuam, e bëmë”, tha 55-vjeçari, ish-student i Harvardit, i cili ka theksuar vazhdimisht rekordin e tij ekonomik gjatë fushatës zgjedhore. Ky pasardhës i një dinastie të gjatë politike – pasi edhe babai i tij ka qenë kryeministër – kujton se ka rritur pagën minimale nga 650 në 780 euro dhe ka ulur disa taksa, ndërsa ekonomia greke po rimëkëmbet pas viteve të një rënieje financiare dhe planeve të shpëtimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments