Grupi i shtatë fuqive kryesore demokratike (G7) do të angazhohet në arritjen e një bote pa armë bërthamore, sipas një deklarate të përbashkët në samitin e zhvilluar në Hiroshima, Japoni. Udhëheqësit dënuan ashpër retorikën bërthamore ruse në atë që ata e titulluan “Vizioni i Hiroshimës” dhe shprehën gjithashtu shqetësimin për armatimin bërthamor të Kinës. Hiroshima u shkatërrua nga një bombë atomike amerikane në vitin 1945. Tre ditë më vonë, një tjetër bombë goditi Nagasaki, duke vrarë qindra mijëra persona. Udhëheqësit thanë në deklaratën e përbashkët se ata po takoheshin në një “kryqëzim historik” në Hiroshima, i cili së bashku me Nagasakin ofron një kujtesë të shkatërrimit dhe vuajtjes së madhe njerëzore që përjetuan njerëzit e Hiroshimës dhe Nagasakit si rezultat i bombardimeve atomike në vitin 1945. “Ne theksojmë rëndësinë e rekordit 77-vjeçar të mospërdorimit të armëve bërthamore”, tha G7. “Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë, minimi i regjimeve të kontrollit të armëve dhe synimi i deklaruar për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, thuhet në deklaratën e tyre. “Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”, sipas G7. “Ndërtimi i përshpejtuar i arsenalit bërthamor të Kinës pa transparencë dhe dialog kuptimplotë përbën gjithashtu një kërcënim për stabilitetin global dhe rajonal”, thuhet në deklaratë. Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore duhet të ruhet si bazë për ndjekjen e çarmatimit bërthamor dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore. “Qëllimi i një bote pa armë bërthamore duhet të arrihet përmes një qasjeje realiste, pragmatike dhe të përgjegjshme”, tha G7. atsh
G7 angazhim të përbashkët për çarmatimin bërthamor
RELATED ARTICLES