Thursday, November 28, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA”El Ninjo” po ngadalëson ekonominë dhe po kushton triliona dollarë

”El Ninjo” po ngadalëson ekonominë dhe po kushton triliona dollarë

Tarifa financiare e anticiklonit ”El Ninjo” do të paguhet edhe për disa vite, ndërkohë që po kushton aktualisht triliona dollarë të ardhura të humbura në mbarë botën, ka zbuluar një studim i ri. ”El Ninjo” përfshin ngrohjen e ujërave sipërfaqësore në lindje të oqeanit Paqësor dhe ndryshimin e rrymave te ajrit dhe ujit në mbarë botën. Studiuesit në kolegjin amerikan ”Dartmouth” panë aktivitetin ekonomik global në dekadat pas ngjarjeve të viteve 1982-83 dhe 1997-98 të ”El Ninjos” dhe gjetën një ngadalësim të rritjes ekonomike më shumë se pesë vjet më vonë. Studimi, i botuar në revistën “Science”, zbuloi se ekonomia globale u ul me 4,1 trilionë dollarë dhe 5,7 trilionë dollarë në gjysmë dekade pas secilës prej ngjarjeve, shumica e të cilave u përballua nga kombet më të varfra të botës, në tropik. Studiuesit Justin Mankin dhe Christopher Callahan projektojnë se humbjet ekonomike globale për shekullin XXI do të arrijnë në 84 trilionë dollarë pasi ndryshimet klimatike potencialisht rrisin frekuencën dhe forcën e ”El Ninjos”. Dyshja deklaroi se ”El Ninjo” i parashikuar për vitin 2023 mund të frenojë ekonominë globale deri në tre trilionë dollarë deri në vitin 2029. “Mirëqenia jonë ndikohet nga ekonomia jonë globale dhe ekonomia jonë globale është e lidhur me klimën”, thanë ata. ”El Ninjo” zakonisht sjell thatësirë të madhe në Australi, pjesë të Afrikës dhe Amerikës së Jugut dhe reshje të mëdha shiu përgjatë bregut të Paqësorit të SHBA-së./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments