Mot me kthjellime dhe vranësira deri në fund të Majit

0
23

Moti do të jetë me luhatje deri në fund të muajit Maj. Sinoptikania Lajda Porja tregoi gjatë një lidhje direkte për Klan News se edhe javës tjetër do të ketë kthjellime dhe vranësira. Kjo e premte do të jetë me diell në të gjithë territorin. Të shtunën pritet që të ketë alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave ndërsa të dielën do të kemi paqëndrueshmëri të motit. “Ka patur përmirësim të dukshëm dita e sotme megjithëse ka nisur me diell. Ashtu si kundër e thatë, prezenca e vranësirave dhe reshjeve ka qenë deri më tani në maj dhe parashikohet që deri nga fundi t’i kemi prezente reshjet. Sot do të jetë me diell i gjithë territori. Temperaturat e ajrit kanë pësuar rritje duk bërë që termometri të ngjitet 27 gradë. Parashikohet që e shtuna të jetë kryesisht me kthjellime, me vranësira, me një lagështirë të lartë, ku nuk do të mungojnë dhe momentet me rrebeshe shiu, ku më të mundshme janë në ekstremin jugor. Nuk përjashtohen rrebeshe dhe në zona të caktuara sikundër e kemi parë gjatë këtyre ditëve edhe në kryeqytet mund të kemi rrebeshe vetëm në një zonë të caktuar. Temperaturat e ajrit nesër do të ngjiten në 29 gradë. Parashikohet që e diela të sjellë sërish paqëndrueshmëri të motit, pra dita do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, pasditja do të rrezikohet nga reshjet. Parashikohet që reshjet t’i kemi pothuajse javës tjetër. Deri në fund të majit situata është ndryshe me majin e vitit të kaluar ku këtë periudhë kanë qenë vlerat 30-32 gradë. Ky Maj është paraqitur me vranësira dhe reshje”, tha Porja. Sinoptikania u shpreh se reshjet javës tjetër do të jenë në sasi të pakta. “Reshjet do të jenë në sasi të pakta dhe nuk do të kemi probleme siç po përballet Italia duke qenë se njerëzit janë të panikosur, pjesa më e madhe e motit që ndodh në Itali preket dhe Shqipëria. Parashikohet që reshjet të mos sjellin probleme në territorin shqiptar. Vetëm dita e martë që do të ketë rrebeshe, por edhe ato do të jenë afatshkurtra”./tvklan.al