Wednesday, November 27, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMë shumë se gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë

Më shumë se gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë

Më shumë se gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë, kryesisht për shkak të ngrohjes globale, sipas një studimi të ri të botuar sot në revistën “Science”. Sipas shkencëtarëve, tharja është shkaktuar kryesisht nga ngrohja globale dhe aktivitetet njerëzore. Por raporti, i bazuar në të dhënat satelitore, nuk përmban vetëm lajme të këqija. Autorët zbuluan gjithashtu se si mund të reduktohet humbja e ujit. Liqenet dhe digat natyrore ruajnë rreth 87% të ujërave të ëmbla të Tokës, megjithëse mbulojnë vetëm 3% të sipërfaqes së planetit. “Në shumë raste këto rezervuarë uji janë nën kërcënim”, thanë studiuesit. Spanja raportoi kohët e fundit se niveli i rezervuarve në rajonin veri-lindor të Katalonjës janë arrin rreth 26% pas disa muajsh thatësire. Në vitin 2022, kjo shifër ishte 58%. Në Itali, nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit u regjistruan kohët e fundit në liqenin Garda, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, niveli i ujit është 50% më i ulët. Vitet e fundit, studimet kanë treguar se vëllimi i liqeneve po zvogëlohet në mbarë botën, me ndryshimin e klimës që përmendet vazhdimisht si një faktor kryesor. Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë ndikimesh afatshkurtra dhe afatgjata kanë luhatjet klimatike globalisht në ujin e ruajtur në liqene. Aktivitetet njerëzore si menaxhimi i rezervuarëve, tërheqja e ujit dhe ndryshimet e përdorimit të tokës mund të luajnë gjithashtu një rol. Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga hidrologu, Fangfang Yao i Universitetit të Kolorados, përdori një teknikë për matjen e ndryshimit të niveleve të ujit në 2000 liqenet dhe digat më të mëdha në botë, të cilat së bashku përbëjnë rreth 90% të ujit të ëmbël të ruajtur në liqene. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments