Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA drejt sanksioneve të reja kundër Rusisë

SHBA drejt sanksioneve të reja kundër Rusisë

Qeveria amerikane ka lënë të kuptohet për perspektivën e sanksioneve të reja ndaj Rusisë lidhur me pushtimin e Ukrainës përpara një samiti të Grupit të të Shtatëve (G7) të vendeve kryesore industriale, që zhvillohet në Japoni. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha gjatë fluturimit të tij për në Japoni se SHBA do të paraqesë një paketë sanksionesh në lidhje me një deklaratë të samitit të G7. “Do të ketë diskutime rreth gjendjes aktuale për sanksionet dhe hapat që G7 do të angazhohet kolektivisht për zbatimin në veçanti, duke u siguruar që ne po mbyllim rrjetet e evazionit, duke mbyllur zbrazëtirat në sanksionet në mënyrë që ndikimi të përforcohet dhe zmadhohet”, tha Sullivan. “SHBA do të ketë një paketë sanksionesh të lidhura me një deklaratë të G7 që do të përqendrohet në këtë çështje të zbatimit”, shtoi ai. Perëndimi ka vendosur sanksione të gjera ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini në vitin 2022. Sullivan gjithashtu adresoi raportet për një ndalim të mundshëm të eksporteve në Rusi duke thënë se ai nuk e parashikonte “këtë lloj ndalimi gjithëpërfshirës të eksportit”. ”Fokusi kryesor i zbatimit të sanksioneve në samit do të jetë zbatimi”, tha ai. G7 përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe Japoninë, e cila aktualisht mban presidencën e radhës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments