Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAZvicra heq vizat për shtetasit kosovarë

Zvicra heq vizat për shtetasit kosovarë

Nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë do të mund të hyjnë në Zvicër për qëndrime afatshkurtra pa viza, vendosi Këshilli Federal i Zvicrës. “Vendimi që shtetasit kosovarë të lirohen nga kërkesat për viza është marrë më 17 maj, me miratimin e Këshillit Federal për ndryshimin e Urdhëresës për hyrje dhe lëshim vizash (VEV)”, sipas SchengenVisaInfo.com. Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së miratuan rregulloren e Shengenit për Kosovën më 19 prill, duke treguar se Kosova ka përmbushur kërkesat për heqjen e vizave që dëshmojnë sigurinë, kontrollet kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Kjo do të thotë se shtetasit kosovarë janë të përjashtuar nga kërkesat për viza për të hyrë në zonën Shengen për qëndrime të shkurtra prej 90 ditësh çdo 180 ditë. Duke qenë se Zvicra është pjesë e zonës Shengen, shtetasve kosovarë u lejohet hyrja në këtë vend, me kusht që të paraqesin pasaportat biometrike. “Për t’u punësuar në Zvicër kërkohet ende një vizë. Shtetasit kosovarë lejohen të punësohen vetëm me kusht që të kenë kualifikime të mira profesionale dhe të mos gjenden punëtorë ekuivalent në tregun zviceran të punës apo në vendet e BE/EFTA”, sipas një deklarate të Këshillit Federal. Vlerësohet se rreth 200 000 kosovarë jetojnë aktualisht në Zvicër, që përfaqësojnë grupin e pestë më të madh të të huajve në vend. Në përgjithësi, gjithmonë ka pasur një diasporë të gjerë të kosovarëve në Zvicër, pasi pothuajse 30 000 qytetarë kanë aplikuar për azil në Zvicër në vitin 1999 gjatë luftës serbe në Kosovë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments