Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ftoi sot qytetarët të ndjekin stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe 23” që do të zhvillohet në Tiranë më 22 maj. Në postim në rrjete sociale, Peleshi ndau pamje nga forcat e NATO-s dhe SHBA-së, duke ftuar qytetarët të shohin nga afër armatimet dhe demostrimin e stërvitjes. “Defender Europe 23”, në zemër të Tiranës! Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare krah për krah në sheshin “Nënë Tereza”. Çdo qytetar është i ftuar të shohë nga afër armatime dhe aspekte të ndryshme të ushtrive shqiptare dhe amerikane, pjesë e Aleancës së madhe të NATO-s”, shkroi Peleshi. Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Stërvitja fillon më 22 maj dhe do të ketë pjesëmarrjen e rreth 17 mijë trupave shumëkombëshe, duke e bërë atë stërvitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s. atsh
“Defender 23” më 22 maj,në sheshin “Nënë Tereza”
RELATED ARTICLES