Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Mërgata kërkon platformë bashkëpunimi me institucionet e Kosovës

​Mërgata kërkon platformë bashkëpunimi me institucionet e Kosovës

Mërgimtarët shqiptarë mbajtën sot një tryezë diskutimi në Kuvendin e Kosovës. Ata kërkuan krijimin e një platforme bashkëpunuese mes institucioneve të Kosovës dhe mërgatës shqiptare në shumë sektorë. Nën organizimin e Shoqatës kulturore integrative “Identitet”, mes tjerash u kërkua edhe mbështetje për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, për mësimin plotësues dhe për krijimin e mundësive për investime të investitorëve të mërgatës në Kosovë. Mirëpo, ata kritikuan edhe bartësit e institucioneve dhe përfaqësuesit politikë në Kuvend për shpërfillje të kësaj tryeze diskutimi. Kryetari i shoqatës “Identiteti”, Lulzim Veliu tha se kjo platformë do të jetë e hapur për të gjitha profilet e mundshme që ka mërgata, si afarizëm dhe arsim. “Propozoj krijimin e një platforme bashkëpunuese dhe bashkëjetuese mes Kosovës dhe mërgatës, e cila do të jetë e hapur për të gjitha profilet e mundshme që ka mërgata, si afarizëm, biznes, investime, financa, tregti, konsulentë, shkencë dhe teknologji. Kjo do të jetë një platformë unike dhe e hapur për të gjithë. Përveç këtij propozimi, ne kemi edhe disa kërkesa që do t’i drejtohemi institucioneve, që fatkeqësisht nuk janë këtu me ne. Regjistrimi i mërgatës jo vetëm në numër, por edhe strukturë, mbështetja në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë, mbështetja për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, heqja e barrierave dhe krijimi i mundësive për investime në Kosovë të investitorëve të mërgatës”, tha ai. Ndërkaq, Bahri Troja, shqiptar nga Austria foli për rëndësinë e diasporës dhe institucioneve të Kosovës në nivel politik dhe diplomatik. Ai bëri të ditur se në Austri janë rreth 50 shqiptarë që janë të angazhuar në nivelin lokal në politikë. “Në Austri kemi diku rreth 50 shqiptarë që janë të angazhuar në nivelin lokal në politikë. Në këtë mënyrë, ne duhet të bëjmë një koncept, strategji se si mund të bëjmë një bashkëpunim të përvojave në Austri, por edhe të ndihmojmë komunitetin. Por, edhe një bashkëpunim të mirëfilltë me shtetet tona amë. Nga institucionet tona shpesh herë kam qenë i befasuar se kur vijnë në vizitë në Austri nuk takohen këshilltarë të qytetetit që janë 50, por shkojnë takohem me njerëz që vetëm ai flet gjermanisht e jo shqip. Nuk kishte qemë më mirë sesa me shku tek një komunë kur një shqiptar, këshilltarë bashiakë i pret ata me kryetarin e komunës”, tha ai. Kurse, Muhamet Idrizi që jeton në gjermani vuri në pah neojën për mësimin plotësues në gjuhë amtare. “Në republikat të tjera në Gjermani mësimi i gjuhës amtare, apo të prejardhjes si quhet atje është i integruar në sistemin edukativ të republikave përkatës. Unë personalisht jep mësim në shkolla, ku kemi kërkesa të mëdha të mësimin plotësues nga prindërit”, tha ai. Në anën tjetër, organizatori i takimit, Lulzim Veliu u shpreh kritik ndaj bartësve të institucioneve që nuk morën pjesë në këtë tryezë diskutimi. “Ne nuk harrojmë, pastaj kur të vijnë zgjedhjet në të njëjtën mënyrë ne do t’i presim në diasporë. Pasi nuk bëhet fjalë për përfaqësimin e një organizate…por bëhet fjalë me përfaqësimin e diasporës nga Evropa, kryesisht gjermano folëse…Të ftuar kemi pasur Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi sektori i diasporës është brenda këtij institucioni, kemi pasur kryetarin e Kuvendit të ftuar dhe grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Por nga asnjëri prej tyre nuk kemi marrë përgjigje edhe pse ftesa për pjesëmarrje ju ka shkuar tri herë”, theksoi ai. Fjalën e morën edhe përfaqësues të tjerë të mërgatës shqiptare, të cilët kërkuan mbështetje institucionale.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments