Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAUSTRI–Qeveria 500 milionë euro për shtresat në nevojë

AUSTRI–Qeveria 500 milionë euro për shtresat në nevojë

Për të ndihmuar në zbutjen e efekteve të inflacionit, qeveria austriake ka miratuar një paketë të ndihmës prej 500 milionë eurosh (541 milionë dollarë) për familjet në nevojë dhe të paprivilegjuarit. Qeveria tha se kryesisht duhet të përfitojnë familjet me fëmijë. Përfituesit e përfitimeve sociale si përfitimet e papunësisë, ndihma e papunësisë ose ndihma sociale do të marrin 60 euro shtesë për fëmijë çdo muaj deri në fund të vitit 2024. Kjo shumë do t’u paguhet edhe prindërve të vetëm me të ardhura nën 2000 euro në muaj. Ministrja për Gratë, Familjen dhe Rininë, Susanne Raab dhe ministri i Çështjeve Sociale, Johannes Rauch thanë se familjet, veçanërisht prindërit e vetëm, janë më të prekur nga inflacioni. “Ne duam të fillojmë aty ku fëmijët në Austri kanë nevojë për ndihmën tonë”, tha Raab, duke shtuar se qëllimi ishte të mbështeten familjet e prekura. “Nga masa do të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë”, tha ministri. Sipas vlerësimeve të autoritetit të statistikave të BE-së, Eurostat, rritja e çmimeve nga viti në vit në Austri qëndroi në 9,7% në prill, duke e vendosur normën e inflacionit të vendit mbi mesataren e BE-së prej 7%. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments