Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFSHF, turne me ekipet e veteranëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës në...

FSHF, turne me ekipet e veteranëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës në Belgjikë

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në muajin maj një turne miqësor “Futbolli na bashkon” me pjesëmarrjen e ekipeve Kombëtare të veteranëve të Shqipërisë, Kosovës dhe një përfaqësuese e Diasporës në Belgjikës. Turneu, që është konceptuar si një triangolare, do të zhvillohet në fushat e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë më datën 20 maj 2023. Të treja ekipet do të luajnë secila nga dy ndeshje me nga 40 minuta teksa FSHF organizon këtë event në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit të Kosovës. Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, që do të marrë pjesë në këtë turne, ka nisur prej kohësh organizimin, duke u përgatitur dhe duke zhvilluar seanca stërvitore rregullisht për të marrë pjesë në turne dhe ndeshje miqësore. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Mema është përbërë nga ish-futbollistët më të njohur ndër vite të Kombëtares shqiptare, emra të cilët kanë shkruar historinë me fanellën kuqezi. Turneu “Futbolli na bashkon” do të startojë në ora 17:00 me ndeshjen hapëse, që do të jetë ajo mes Shqipërisë dhe Diasporës së Belgjikës. Ndeshja e dytë do të jetë Kosovë – Diaspora e Belgjikës dhe nis në ora 18:00, kurse dueli i fundit Shqipëri-Kosovë do të luhet duke nisur në ora 19:00. Në përfundim të turneut do të organizohet edhe një ceremoni festive, ku do të dorëzohen trofetë dhe medaljet për pjesëmarrësit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments