Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDPA përkujton shkrimtarin Haki Stërmilli

DPA përkujton shkrimtarin Haki Stërmilli

Atdhetari dhe shkrimtari Haki Stërmilli lindi më 17 maj 1895. Përmes penës mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve përtej kufirit, me republikanizmin dhe të drejtat e grave. Është autor i veprave “Dibranja e mjerueshme” (1923), “Dashuni e besnikri” (1923), “Agimi i lumnueshëm” (1924), “Burgu” (1935) dhe “Trashëgirntarët tanë” (1950). Pas vdekjes, panë dritën e botimit ditari “Shtigjet të lirisë” (1966) dhe “Kalorësi e Skënderbeut”. Pa dyshim, vepra e tij më e suksesshme është romani “Sikur të isha djalë” i vitit 1936. Për nga popullariteti mes lexuesve, kjo vepër është ribotuar 12 herë në Tiranë, në Prishtinë e në Shkup. Sikurse nënkupton titulli “Sikur të isha djalë”, boshti i romanit është roli i gruas në jetën shoqërore shqiptare. Vdiq më 17 janar të vitit 1953. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments