Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz: Të ruajmë urat e komunikimit për një Rusi tjetër

Scholz: Të ruajmë urat e komunikimit për një Rusi tjetër

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje që të mbahen kontaktet me Rusinë pavarësisht nga presidenti rus Vladimir Putin dhe qeveria e tij, në samitin e Këshillit të Evropës, në Rejkjavik. “Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të përfundonte në një moment”, tha Scholz. “Dhe një gjë është e sigurt. Ajo nuk do të përfundojë me një fitore të imperializmit të stilit Putin. Ukraina do të marrë mbështetje derisa të arrihet një paqe e drejtë”, tha Scholz. ““Deri atëherë ne si Këshill Evropian duhet t’i mbajmë urat e komunikimit për përfaqësuesit e një Rusie tjetër, një tjetër Bjellorusi, dhe në këtë mënyrë të mbajmë të hapur perspektivën e një të ardhmeje demokratike, paqësore në të dy vendet, sado e pamundur të na duket sot”, tha Scholz. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments