Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Mërkurë, 17 Maj 2023

Europa,Rajoni Moti-E Mërkurë, 17 Maj 2023

Nën MBIZOTERIMIN e vranësirave të dendura vijon sërish, republika e Kosovës KU herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu  POR sasia e tyre do të jetë e pakët. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale me kthjellime  pothuajse ne të gjithë territorin e republikës së Kosovës. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe përgjatë natës. Depërtimi i masave ajrore  të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të diktojnë në Republikën e MV, mot kryesisht të lagësht me vranësira të shpeshta KU nuk do të mungojnë edhe shira të dobët dhe të izoluar. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të motit në të gjithë republikën e MV duke ri-sjellë kthjellimet në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në rajonin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi duke diktuar mot me vranësira dhe shira KU herë pas here do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra. Po ashtu; stuhi të forta ere dhe shira në formë shtërngate priten në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre. Përjashtim bëjnë; Gadishulli Iberik, Europa lindore si edhe ishujt Britanikë të cilat do të vijonë nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments