Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAI: Numri i ekzekutimeve në botë u rrit 53% në 2022

AI: Numri i ekzekutimeve në botë u rrit 53% në 2022

Numri i përgjithshëm i ekzekutimeve të kryera në mbarë botën në vitin 2022 u rrit me 53% nga shifra e regjistruar për vitin 2021, sipas një raporti të ”Amnesty International”. Organizata për të drejtat e njeriut, në një raport mbi përdorimin në mbarë botën të dënimit me vdekje, dokumentoi të paktën 883 ekzekutime në 20 vende për vitin 2022, shifra më e lartë në pesë vjet. ”Numri ka të ngjarë të jetë më i lartë pasi mijëra ekzekutime në Kinë po mbahen të fshehta. Sekreti shtetëror në Korenë e Veriut dhe Vietnam, së bashku me aksesin e kufizuar në informacion në shumë vende të tjera, vazhduan të pengojnë një vlerësim më të plotë të përdorimit të dënimit me vdekje”, thuhet në raport. Amnesty tha se ”90 për qind e ekzekutimeve të njohura në botë vitin e kaluar janë kryer nga vetëm tre vende Iran, Arabi Saudite dhe Egjipt”. Numri i ekzekutimeve të regjistruara në Iran u rrit nga 314 në 2021 në 576 në 2022. Në Arabinë Saudite, numri u trefishua nga 65 në 2021 në 196 vitin e kaluar, shifra më e lartë që Amnesty ka regjistruar për vendin në 30 vjet. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments