Në vitet e fundit prodhimi i ullirit në vendin tonë ka pasur rritje të menjëhershme dhe të shpejtë në krahasim me vendet e tjera në Evropë. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se më shumë se 100 000 fermerë janë të angazhuar në kultivimin e ullinjve, ku prej vitit 2014, kultura e ullirit është financuar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes, por edhe programi IPARD II. Investime janë kryer në linja standardizimi, përpunimi, ambalazhimi dhe konservimi të ullirit, gjithashtu në ndërtim magazinash, fabrika apo makineri për përpunimin e vajit. Në Skemën Kombëtare 2022, në sajë të masës për mbështetje me naftë, janë subvencionuar punimet për një sipërfaqe prej 7000 ha ullinj, mbështetje e cila vazhdon edhe këtë vit. Qëllimi i këtyre masave është përafrimi i standardeve të këtij sektori me standardet e Bashkimit Evropian, për të mundësuar aksesin e produkteve dhe nënprodukteve të tij edhe në tregun ndërkombëtar. Për këtë arsye, në programin IPARD III parashikohet financimi i kulturës së ullirit në tri masa: shtimi i parcelave të ullirit autokton, përpunimi i tij, si edhe mirëmbajtja e ullirit tradicional për qarqet Vlorë, Tiranë dhe Berat. atsh
IPARD III, financim i kulturës së ullirit në tri masa
RELATED ARTICLES