Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIDhimbjet e kokës po prekin më shumë se një në dy fëmijë...

Dhimbjet e kokës po prekin më shumë se një në dy fëmijë dhe adoleshentë

Dhimbjet e kokës po prekin më shumë se një fëmijë tek të rinjtë e moshës 8-18 vjeç (nga të cilët 38% tek femrat dhe 27% tek meshkujt). Tek të rriturit proporcioni është më i ulët. ”Vetëm 47% vuajnë nga një formë dhimbje koke”, sipas një studimi evropian të koordinuar nga Agnese Onofri dhe Simona Sacco nga Universiteti i L’Aquila dhe i botuar në “The Journal of Headache and Pain”. Kjo është një meta-analizë e paprecedentë, më e përditësuara ndonjëherë, e cila mbledh të dhëna nga 5 486 botime mbi këtë temë, për të analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse prevalencën e dhimbjeve të kokës pediatrike (te të rinjtë e moshës 8 deri në 18 vjeç) në mbarë botën. Dhimbjet e kokës më të diagnostikuara në këtë grupmoshë janë migrena dhe dhimbje koke nga tensioni. Migrena prek 11% të fëmijëve të moshës 8 deri në 18 vjeç (më shumë se një në 10), pak më pak se tek të rriturit (14-15 %), ndërsa dhimbja e kokës nga tensioni, nga ana tjetër, prek 17% të njerëzve shumë të rinj, ose pothuajse një në 5 njerëz shumë të rinj (38% te të rriturit). “Nëse e dallojmë migrenën në format e saj të ndryshme shohim se 8% e fëmijëve adoleshentë vuajnë nga migrena pa aurë, 3% me aurë. Fillimi i çrregullimit është gjithmonë rreth moshës 8-vjeçare, gjithsesi në moshën para adoleshencës, vijon Onofri. “Fëmija që vjen në klinika dhe merr diagnozën e migrenës shpesh ka një histori familjare, ndaj mendojmë për një predispozicion gjenetik në të paktën gjysmën e rasteve. Por edhe problemet shkollore dhe mbingarkesa me aktivitete veçanërisht sportive”, shton ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments