Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) i janë shtuar 12 stereomikroskopë digjitalë, të cilët do të vihen në dispozicion të specialistëve tanë për të identifikuar dhe konfirmuar praninë e dëmtuesve në fruta perime.
Stereomikroskopët digjitalë janë ofruar me mbështetjen e GIZ dhe do të mundësojnë një nivel më të lartë profesionalizmi në terren të specialistëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.