SHBA-ja tha se kërkon të forcojnë praninë e saj në Gji për shkak të ndalimit të përsëritur nga Irani të anijeve tregtare. “SHBA nuk do të lejojë fuqitë e huaja apo rajonale të rrezikojnë lirinë e lundrimit nëpër rrugët ujore të Lindjes së Mesme”, tha drejtori i Komunikimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Ai nuk dha detaje të mëtejshme të planeve. ”Në dy vitet e fundit, Irani ka provokuar 15 anije tregtare që mbanin flamuj ndërkombëtarë”, tha Kirby. “Thjesht nuk ka asnjë justifikim për këto veprime”, theksoi ai. Ai e bëri të qartë se SHBA nuk po kërkon një konflikt me Iranin. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Teheranin se ka shtuar sekuestrimin e anijeve në javët dhe muajt e fundit. Në të kaluarën, ka pasur incidente të përsëritura me cisterna edhe në Gjirin e Omanit. Këto kanë shkaktuar tensione të ashpra politike. Në veçanti, Ngushtica e Hormuzit, një ngushticë 55 kilometra e gjerë midis Iranit dhe Omanit, konsiderohet si një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar për eksportet globale të naftës.
SHBA forcon praninë në Gji për të kufizuar Teheranin
RELATED ARTICLES