Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u është drejtuar me një mesazh qytetarëve të cilët në zgjedhjet e 14 majit do të mund të votojnë në mënyrë elektronike. Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi thekson se “për votuesit e Bashkisë Elbasan, Kamëz dhe Vorë, garantojmë që pajisja elektronike e votimit është 100% e sigurtë dhe fshehtësia e votës së tyre është e pacenueshme”. Ai nënvizon se “askush nuk mund ta verifikojë ose identifikojë vullnetin tuaj si zgjedhës. Vota juaj është absolutisht e fshehtë”. Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, në tre bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë janë gjithsej 401 QV dhe numri i zgjedhësve është 310.846. atsh
Celibashi: Pajisja elektronike e votimit 100% e sigurtë
RELATED ARTICLES