Elon Musk ka emëruar Linda Yaccarino shefe të re ekzekutive të platformës së mediave sociale Twitter. “Jam i emocionuar të mirëpres Linda Yaccarino si CEO e re e Twitter!” Musk shkroi në Twitter të premten, duke konfirmuar raportet e mediave. ”Linda do të fokusohet kryesisht në operacionet e biznesit, ndërsa unë fokusohem në dizajnin e produktit dhe teknologjitë e reja. Mezi pres të punoj me Lindën për ta transformuar këtë platformë”, shtoi ai. Yaccarino ishte së fundmi kreu i biznesit të reklamave në NBC Universal, një gjigant mediatik. Përvoja e dekadave të Yaccarino mund të ndihmojë Twitter-in të sjellë pak qetësi tek reklamuesit kryesorë që Musk i ka trembur me stilin e tij të çrregullt të lidershipit. Musk kishte postuar të enjten në Twitter për dorëheqjen e tij të afërt si shef ekzekutiv i Twitter dhe tha se ishte gjetur një pasardhës.
Musk:Yaccarino do të jetë kreu i ri i Twitter
RELATED ARTICLES