Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAZHBR:Mbështetje e kultivimit të perimeve në serra

AZHBR:Mbështetje e kultivimit të perimeve në serra

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes programit IPARD II, me fonde të BE dhe bashkëfinancim me qeverinë shqiptare, ka mbështetur me grante fermerët në sektorin e kultivimit të fruta-perimeve në serra. AZHBR solli sot shembullin e dy prej serrave të reja të ndërtuara në fshatin Pojan të Fierit, të financuara nga programi IPARD II. Pajisur me teknikat e reja të kultivimit të domates për prodhim cilësor dhe sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Me një sipërfaqe prej 2,5 Ha të mbjella, sjellin produkte konkuruese gjatë gjithë vitit, të destinuara për tregun vendas dhe atë të jashtëm. AZHBR, në tre thirrje të programit IPARD II, ka mbështetur kultivimin e perimeve në serra për një sipërfaqe kultivimi 66 Ha në total. Përmes këtyre projekteve është investuar në teknologji të reja të kultivimit, në serrat hidroponike, serrat e modelit izraelit, serrat moderne me ngrohje, si edhe serrat diellore. Qëllimi i investimeve është që përmes risive dhe teknologjive të aplikuara të sigurohet rritje e rendimentit të prodhimit, dhe të arrihen standardet e cilësisë, për të pasur produkte konkurruese brenda dhe jashtë vendit gjatë gjithë vitit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments