Miliarderi Elon Musk deklaroi se kompania në pronësi të tij, Twitter, do të drejtohet nga një CEO të ri, shkruan faqja e internetit cnbc.com. Musk theksoi përmes Twitter se ”CEO i ri, një grua, pa bërë të ditur emrit, do të nisë punën pas 6 javësh”. Musk theksoi se do të mbetej kryetar ekzekutiv, duke mbikëqyrur produktet, softuerët dhe sistemet e Tesla-s, aksionet e së cilës u rritën me më shumë se 2%, një shenjë që investitorët ishin të kënaqur me lëvizjen. Disa investitorë të Tesla-s ishin të shqetësuar se Musk ishte shumë i lodhur nga drejtimi i Twitter dhe se ai duhet të ridrejtonte kohën e tij për të udhëhequr kompaninë e automjeteve elektrike, në të cilën ai është gjithashtu CEO. Në muajin prill, një numër aksionerësh progresivë të Tesla-s i kërkuan publikisht bordit të Tesla-s që të sigurojë që Musk t’i japë më shumë kohë prodhuesit të automjeteve. Musk, i cili është gjithashtu CEO i prodhuesit të raketave të ripërdorshme ”SpaceX”, përfundoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh të Twitter më 28 tetor dhe menjëherë la gjurmën e tij duke shkarkuar drejtuesit kryesorë të kompanisë dhe pushoi nga puna qindra punonjës. Nën udhëheqjen e tij, biznesi kryesor i reklamave të Twitter-it vuajti pasi disa kompani ndaluan fushatat e tyre promovuese me pagesë pasi shërbimi i mesazheve sociale pa një rritje të fjalimeve abuzive dhe retorikës. Ai gjithashtu lejoi përdoruesit e ndaluar më parë të ktheheshin në platformë dhe krijoi polemika politike me deklarata të tilla si pretendimi se media ishte raciste kundër të bardhëve dhe aziatikëve. atsh
Musk njofton largimin si CEO i Twitter
RELATED ARTICLES


