Nën tingujt magjik të pianistit të mrekullueshëm italian, Epifanio Comis dhe Adra Strings, u hap edicioni i 13-të i festivalit të muzikës klasike ‘Chopin Piano Fest Prishtina’. Për 13 vite radhazi, ‘Chopin Piano Fest’ ka sjellë në Kosovë, artistë të shquar nga mbarë bota. “I jemi tejet mirënjohës organizatorëve për vlerat kulturore që i kanë sjellë kryeqytetit”, u shpreh Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në rrjetet sociale. Kryetari i Komunës Prishtinë, ftoi qytetarët të ndjekin performancat e mahnitshme të pianistëve vendas dhe ndërkombëtarë, te cilat për këtë edicion do të realizohen deri më datën 9 qershor. Organizatorët kanë falënderuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë si edhe Ambasadën Italiane në Kosovë, për mbështetjen e dhënë dhe që zgjodhën këtë festival si eventin kryesor për të shënuar Ditën e Evropës në Kosovë. Promovimi që i bëjmë së bashku vlerave evropiane përmes artit e kulturës, tregon angazhimin e Kosovës për të qenë pjesë e familjes evropiane”, janë shprehur organizatorët e ‘Chopin Piano Fest’. atsh