Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREJaponia në bisedime për hapjen e një zyre të NATO-s

Japonia në bisedime për hapjen e një zyre të NATO-s

Japonia është në bisedime për hapjen e një zyrë ndërlidhëse të NATO-s, e para e këtij lloji në Azi. Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashani i tha CNN-in, në një intervistë ekskluzive, se pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të qëndrueshme. ”Tashmë jemi në bisedime, por asnjë detaj ende nuk është përcaktuar”, tha Yoshimasa Hayashi. Ministri përmendi veçanërisht pushtimin rus të Ukrainës si një ngjarje me pasoja shumë përtej kufijve evropianë, që e detyruan Japoninë të rimendojë sigurinë rajonale. ”Arsyeja që po e diskutojmë këtë është se pas agresionit rus ndaj Ukrainës, bota është bërë më e paqëndrueshme”, tha ai. ”Ajo që po ndodh në Evropën Lindore nuk është e kufizuar vetëm për çështjen e rajonit dhe kjo ka të bëjë drejtpërdrejt edhe me situatën këtu në Paqësor. Kjo është arsyeja pse një bashkëpunim mes nesh, në Azinë Lindore, dhe NATO-s) po bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme”, përfundoi ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments