Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIARRSH: Përfundojnë punimet në Nyjen e Fllakës

ARRSH: Përfundojnë punimet në Nyjen e Fllakës

Bizneset që operojnë në afërsi të Nyjes së Fllakës, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, do të kenë akses në të dy anët e kësaj rruge, pa rrezikuar të shkaktojnë aksidente. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, ka përfunduar punimet në Nyjen e Fllakës. ARRSH, në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore për hyrje-dalje në autostradën Tiranë–Durrës, ka mbyllur disa kalime të jashtëligjshme dhe pika të zeza për aksidente, siç ishte edhe Mbikalimi i Fllakës. Ky projekt kosistoi në ndërtimin e katër rampave që lidhin Mbikalimin e Fllakës me zonën përreth. Sipas ARRSH-së, janë vendosur guardrail në të gjithë gjatësinë e rampave hyrëse dhe dalëse. Ndërsa janë realizuar dhe dy rrethrrotullime që lidhin rrugën ekzistuese me rampat e reja. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments