Bordi i Transparencës së Çmimit të Karburanteve vendosi rritjen me 4 lekë të çmimit me pakicë të tregtimit të naftës. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet”, bëri të ditur Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. atsh