Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeverisja lokale po i bënë opozitë nivelit qendror. Kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, tha se dikur niveli qendror i bënte opozitë nivelit lokal, kurse tash po ndodh e kundërta, e cila sipas tij është gabim. Ai paraqiti disa shifra që dëshmojnë rritjen e përkrahjes finaciare të qeverisë së tij ndaj komunave. “Buxheti komunal tani është 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komuna se ish-qeveritë e kaluara. Kjo vlerë rekorde vjen si rezlutat i të hyrave për buxhetin”, tha ai. Kurti paralajmëroi se, javën e ardhshme do të ketë takim me kryetarët e komunave të Kosovës. atsh