Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETrump shpallet përgjegjës për shpifje në çështjen ndaj Jean Carroll

Trump shpallet përgjegjës për shpifje në çështjen ndaj Jean Carroll

Një juri në Manhattan e ”gjeti” Donald Trumpin përgjegjës për shpifje në gjyqin civil të E Jean Carroll, duke gjetur se ai abuzoi seksualisht me të, por nuk arriti në një përfundim mbi akuzën për përdhunim. Juria i dha Carroll 5 milionë dollarë dëmshpërblim. Vendimi, i dhënë vjen pas më shumë se pesësh që Carroll bëri për herë të parë akuza për sulm seksual kundër presidentit të atëhershëm Trump, i cili u përgjigj duke e quajtur atë një gënjeshtare të Shtëpisë së Bardhë dhe duke deklaruar se ajo nuk ishte “tipi i tij”. Trump nuk mori pjesë dhe nuk dëshmoi në gjyqin e tij. Avokatët e tij e filluan mbrojtjen, duke u mbështetur në përpjekje për të diskredituar figurën e Carroll duke e marrë në pyetje në mënyrë agresive atë dhe dëshmitarët e saj. Vendimi i shton problemet ligjore në rritje të Trump. Ai u padit së fundmi në hetimin për paratë sekrete të Stormy Daniels dhe po përballet me hetime për çështjet zgjedhore në Gjeorgji dhe dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Florida. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments