Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMPlatforma Kombëtare e Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian

Platforma Kombëtare e Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian

Shtatë organizata për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, sot në 9 Maj – Dita e Evropës, shpallën krijimin e Platformës Kombëtare të Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian për Fëmijët dhe të Rinjtë. Platforma është një iniciativë e CRCA/ECPAT Shqipëri, së bashku me ALO116 Shqipëri, MEDPAK, Save the Children në Shqipëri, SHKEJ, Terre des Hommes dhe World Vision në Shqipëri. “Pas disa muajsh pune intensive, sot shpallim një ndër përpjekjet më serioze të shoqërisë civile, për të mbështetur Shqipërinë dhe autoritet për të avancuar në procesin e integrimit në BE, duke vendosur interesat e fëmijëve dhe të të rinjve në qendër të këtij procesi”, tha Altin Hazizaj, nga CRCA/ECPAT Shqipëri. Platforma synon të nxisë bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin e sektorit të shoqërisë civile të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në procesin e negociatave për integrimin europian të Shqipërisë. Platforma synon po ashtu pjesëmarrjen e shoqërisë civile, fëmijëve dhe të rinjve, në këtë proces transformues, si dhe nxitjen e transparencës së institucioneve përkundrejt qytetarëve dhe shoqërisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments