Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRistrukturimet e kredive pësuan rënie të ndjeshme

Ristrukturimet e kredive pësuan rënie të ndjeshme

Ristrukturimet e kredive pësuan një rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e ristrukturuar gjatë vitit 2022 kishte vlerën e rreth 3.6 miliardë lekëve, në rënie me pothuajse 87% krahasuar me vitin 2021. Kredia e ristrukturuar përbënte vetëm 1.3% të fluksit vjetor të kredisë së re ose 10% e stokut total të kredive me probleme. Portofoli i prekur më shumë nga ristrukturimi i kredisë ishte ai i kredisë për bizneset dhe veçanërisht kreditë për degën e industrisë. Ristrukturimet kanë prekur në masë të përafërt si për kredinë në lekë, ashtu edhe për atë në valutë. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, klientët kanë kërkuar kryesisht ndryshim të produktit të kredisë, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë, ristrukturimi i kredisë është bërë kryesisht në formën e zgjatjes së afatit të maturimit dhe ndryshimit të principalit. Rënia e ristrukturimeve është një tregues se cilësia e portofolit të kredisë nuk ka pasur presione shumë të rëndësishme përkeqësuese. Por, një arsye tjetër që ristrukturimet kanë rënë ndjeshëm, krahasuar me dy vitet e mëparshme është edhe përfundimi i masave të përkohshme lehtësuese që aplikoi Banka e Shqipërisë në periudhën e pandemisë. Ky instrument rezultoi mjaft efikas për të mbajtur nën kontroll treguesin e kredive me probleme. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments