Është e turpshme që 20 vjet më parë hapëm perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe sot nuk e kemi bërë ende, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz në seancën plenare të Parlamentit Evropian. ”Nëse vendosim në favor të një Evropë e zgjeruar, atëherë ajo duhet të reformohet për ta bërë atë të aftë për të vepruar”, tha ai. ”Zgjerimi mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse do të ketë një procedurë të shumicës së cilësuar në vendimet vendimtare. Ne kemi nevojë për vendime të shumicës për të qenë në gjendje të veprojmë”, theksoi ai. ”Me një Evropë të zgjeruar për ata që tashmë janë pjesë e BE-së, atje do të ketë ndryshime, sepse solidariteti do të shtrihet edhe në më shumë vende, por diskutimi duhet të trajtohet tani. Është e turpshme që 20 vjet më parë hapëm perspektivën e anëtarësimit të Ballkanin Perëndimor dhe sot nuk e kemi bërë ende”, nënvizoi kancelari gjerman. ”Nëse nuk gjejmë një rrugë të veprojmë së bashku, atëherë BE-ja do të jetë e parëndësishme në botë”, përfundoi ai. atsh
Scholz:E turpshme dhe nuk e kemi bërë ende për BP
RELATED ARTICLES