Tre turistë çekë, që kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, janë ndihmuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili njoftoi se helikopteri “Cougar”, me personel të kërkim-shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kishin të mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. “3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, tha Peleshi. atsh
Shpëtohen me helikopter 3 turistë çekë të bllokuar në malin e Jezercës
RELATED ARTICLES