Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen viziton sot Kievin, ku do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi zëdhënësi i saj. Vizita e pestë e Von der Leyen në ish-republikën sovjetike, që kur Rusia nisi pushtimin e plotë në Ukrainë në shkurt 2022 vjen në një datë simbolike për Evropën. Bashkimi Evropian feston më 9 maj paqen e qëndrueshme mes anëtarëve të tij që pasoi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në 1945, ndërsa Rusia shënon fitoren e saj mbi Gjermaninë naziste me një paradë ushtarake vjetore. “Në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në vitin e saj të dytë, presidentja e komisionit duhet të rikonfirmojë mbështetjen e palëkundur të BE-së ndaj vendit”, tha zëdhënësi në Bruksel. Ukraina u emërua një vend zyrtar kandidat për anëtarësim në BE, vitin e kaluar dhe është në pritje të një vlerësimi nga komisioni nëse përpjekjet e saj për reforma ishin të mjaftueshme për të filluar bisedimet formale të pranimit. Brukseli ka ofruar mbështetje ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën me vlerë 67 miliardë euro (75 miliardë dollarë) deri më tani, ndërsa po punohet për një paketë të re sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë. Blloku po planifikon gjithashtu të kufizojë më tej eksportet e tij, sipas burimeve të BE-së, në një hap për të trajtuar anashkalimin e sanksioneve ekzistuese ndaj Rusisë duke eksportuar mallra përmes vendeve të tjera që nuk kanë masa ndëshkuese tregtare ndaj Moskës. atsh
Von der Leyen,përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë
RELATED ARTICLES