Rusia do të mposhtet ashtu siç ish Gjermania naziste, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi me rastin e 78-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. “Dhe e gjithë e keqja e vjetër që po rikthen Rusinë moderne do të shkatërrohet ashtu siç u shkatërrua nazizmi”, tha Zelensky ndërsa vendi i tij lufton pushtimin në shkallë të plotë nga forcat e Kremlinit. “Ne nuk e dimë ende datën e fitores sonë, por e dimë se kjo do të jetë një festë për të gjithë Ukrainën, për të gjithë Evropën, për të gjithë botën e lirë”, tha ai. Gjithashtu, ai paraqiti një projektligj në parlament që do ta zyrtarizonte zhvendosjen e ditës se përkujtimit të kapitullimit gjerman. Kjo do ta largonte Ukrainën nga tradita sovjetike për të shënuar fitoren mbi forcat naziste më 9 maj, një ditë më vonë se në pjesët perëndimore të Evropës. Ushtria gjermane iu dorëzua Bashkimit Sovjetik, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës më 8 maj 1945, por ndërsa dokumentet u nënshkruan më 9 maj në zonën kohore të Moskës, Dita e Fitores festohet tradicionalisht në këtë ditë në Rusi dhe në shumë shtete të tjera post-sovjetike. “Në të ardhmen, Ukraina duhet të përkujtojë viktimat e Luftës së Dytë Botërore së bashku me “botën e lirë”, tha Zelensky. Ai nënshkroi një dekret ku thuhet se Dita e Evropës do të festohet edhe më 9 maj në Ukrainë, siç është në Bashkimin Evropian. atsh
Zelensky: Rusia do të mposhtet ashtu si Gjermania naziste
RELATED ARTICLES