Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar disa modele të testeve të pranimit në programin Mjekësi e Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një postim në rrjetet sociale. “Për maturantët e këtij viti që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e përgjithshme” në UMT, tashmë QSHA ka publikuar edhe disa modele testesh paraprake për provimin shtesë të informatizuar, i cili do të zhvillohet në dhjetëditëshin e dytë të muajit gusht”, tha Kushi. Ky është viti i parë që në Maturën Shtetërore 2023 do të pilotohet provimi i automatizuar për ata që duan të vijojnë studimet në programin Mjekësi e Përgjithshme. Provimi do të mbulojë lëndët Biologji, Kimi dhe Fizikë, shmang fiktivitetin, si dhe garanton më shumë meritokraci, transparencë, saktësi dhe shpejtësi në vlerësimin e testimit. atsh
Modele të testeve të pranimit në Mjekësinë e Përgjithshme
RELATED ARTICLES