Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREManovrat e avionit luftarak rus mbi Detin e Zi, një provokim

Manovrat e avionit luftarak rus mbi Detin e Zi, një provokim

Varshava ka kritikuar manovrat e një avioni luftarak rus që iu afrua në mënyrë të rrezikshme një avioni polak, sipas qeverisë polake. Rojat kufitare të Polonisë thanë të premten se një avion luftarak rus i ishte afruar një avioni polak që ishte në një fluturim patrullimi për agjencinë kufitare të BE-së “Frontex” mbi Detin e Zi. “Avioni luftarak rus “Su-35” kishte kryer manovra agresive dhe të rrezikshme”, thanë rojat kufitare. Ekuipazhi i avionit polak humbi përkohësisht kontrollin e avionit turboprop, i cili humbi lartësinë për shkak të turbulencave të shkaktuara nga avioni luftarak. Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare brenda zonës së operacioneve të përcaktuara nga Rumania. Mes luftës së Moskës kundër Ukrainës, avionët e BE-së dhe NATO-s, si dhe avionët rusë, janë afruar vazhdimisht me njëri-tjetrin mbi Detin e Zi, duke çuar në disa incidente të rrezikshme në të kaluarën. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments