Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Inflacioni zbret në 4.6 % në prill

INSTAT: Inflacioni zbret në 4.6 % në prill

Inflacioni, i cili mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, po shfaq shenja të ndjeshme ngadalësimi për të gjashtin muaj me radhë, duke nisur nga nëntori i 2022-shit.

Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin prill ishte 4.6 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 6.2 %. Ndryshimi mujor i çmimeve të konsumit në muajin prill 2023, krahasuar me mars 2023 është 0.03 %.

Nivelin më të lartë inflacioni e shënoi në muajin tetor të vitit të shkuar, kur arriti 8.3 %.
Krahasuar me muajin prill 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 9.6 %, pasuar nga grupet “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.7 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 4.5 %, “veshje dhe këpucë” me 3.9 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 3.8 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.6 %, “argëtim dhe kulturë” me 2.4 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.3 %, “shërbimi arsimor” me 2.1 %, “shëndeti” me 1.4 % dhe “komunikimi” me 1.2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “transporti” shënuan ulje me 10.7 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 15.5 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 13.5 %, “mish” me 12.3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 10.7 %, “fruta” me 7.7 %, “bukë dhe drithëra” me 5.6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4.9 %.

Krahasuar me muajin mars 2023, çmimet e grupit “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 0.9 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.6 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “argëtim dhe kulturë” me 0.5 % secili, “hotele, kafene dhe restorante” me 0.4 %, “shëndeti” me 0.3 %, “komunikimi” me 0.2 %, “veshje dhe këpucë” dhe “shërbimi arsimor” me 0.1 % secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën më 1.1 %, pasuar nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.2 %. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments