Edicioni i shtatë i Festivalit të Resë, po rezulton i suksesshëm, duke tërhequr njerëz të grupmoshave të ndryshme. Mbrëmja e djeshme solli pranë Resë së Fujimotos, 2 super shfaqje; e para në orën 18:00 me rapsoden Lumturije Nonaj dhe shfaqja e dytë, në 19:00 me titullin “Ku Ka si Tirona”, me Iris Bega Brojaj, Fatjon Konxholli, Rik Buneci, Muharrem Maloku, Pëllumb Meta dhe Basri Skënderi. Mbi 150 artistë shqiptarë dhe të huaj me performanca kulturore bashkëkohore dhe tradicionale do të jenë në festival, që këtë vit zhvillohet në datat 4-20 maj. Drejtoresha artistike e festivalit është Edit Pula. Reja që prej instalimit të saj përpara Galerisë Kombëtare të Arteve në 2016, është kthyer në një pikë referimi për qytetin, por tashmë me këtë festival, ofron një program të larmishëm kulturor për qytetin dhe komunitetin e Tiranës. Cloudfest 7/ Festivali i Resë organizohet nga Bashkia Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, disa ambasadave të huaja, etj. Të gjitha eventet janë pa pagesë dhe të përshtatshme për të gjitha grupmoshat. atsh