Personat që duan të krijojnë të ashtuquajturat klube të kanabisit në Gjermani duhet të përgatiten për rregulla strikte, sipas një projektligji për legalizimin e planifikuar të kanabisit. Sipas draftit, kanabisi do të vihet në dispozicion përmes shoqatave të veçanta, të ashtuquajtura ”Klube të kanabisit”. “Megjithatë, asnjë kanabis nuk mund të konsumohet në klube ose në një rreze prej 250 metrash nga objektet”, thuhet në draft. Kultivimi, shpërndarja, anëtarësimi në klub dhe organizimi i lokaleve gjithashtu do të organizohen sipas një rregulloreje të rreptë. Drafti, i cili nuk është miratuar ende, ka të ngjarë të ndryshojë ndërsa parlamenti gjerman ose Bundestagu po e shqyrton atë. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach prezantoi projektligjin e parë në ministritë e tjera për shqyrtim në fund të prillit. atsh
Rregulla strikte për legalizimin e kanabisit
RELATED ARTICLES